26-04-2024

Humb jetën aksidentalisht një fëmijë 8-vjeçar në Romajë të Hasit

Një rast tragjik ka ndodhur në fshatin Romajë të Hasit të Prizrenit, raporton Gazeta e Prizrenit.

Një fëmijë 8 vjeçar ka humbur jetën pasi është godit nga frezat e traktorit, derisa ishte në arë, me një familjar të tij, gjithashtu të mitur.

Burimet bëjnë me dije se rasti ka ndodhur në familjen me mbiemrin Qenaj.

Ngjarja ka ndodhur, sot rreth orës 17:30, pasi fëmija dyshohet se ka rënë nga traktori.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia në Prizren.

Sipas policisë, derisa një fëmijë 11 vjeçar ishte duke e punuar arën, aksidentalisht fëmija 8 vjeç bie nga traktori dhe merr lëndime vdekjeprurëse nga frezat.

Prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa rasti është cilësuar ‘Vdekje aksidentale’.

/Gazeta e Prizrenit/

Asnjë koment

Comments are closed.