22-11-2024

Inspektorati sërish ndalon punimet në objektin banesor në ”jeni mahallë” (video)

Inspektorati në Prizren, sërish ka ndalur punimet në ndërtimet e objektit banesor në lagjen “ Jeni mahallë”.

Përkundër një leje të lëshuar nga ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor , që mos të ndërpriten punimet në objektin banesor në lagjen “ Jeni mahallë” nga drejtoria e Inspektoratëve në Prizren, e cila ka marrë gjithashtu një vendim të tillë, punimet kishin rifilluar, por ato sërish janë ndaluar nga Inspektorati, sepse për një gjë të tillë pronarët e objekti nuk kanë leje, dhe rreth kësaj çështje tashmë ka filluar hetimet Prokuroria, u shpreh drejtori i Inspektoratëve , Islam Thaçi.

Drejtori Thaçi, thotë se ndërtimet në këtë kompleks banesor qysh nga viti 2012 janë shoqëruar me parregullsi të shumta, dhe se është një dëshmi konkrete e keqqeverisjes me Prizrenin nga pushteti i kaluar.

Gjatë gjithë kohës sa ndodheshin në terren inspektorët komunal dhe zyrtarët tjerë, ata janë shoqëruar nga forcat e policisë.

Gjithashtu, gjatë ditës , Inspektorati ka qenë aktiv edhe në sheshin Shatërvan, në aksione të ngjashme dhe mjaft problematike, për të cilat do të ju informojmë ditën e nesërme./tvprizreni.com/

Asnjë koment

Comments are closed.