18-04-2024

Ish-kreu i Drejtësisë së Trumpit vjen për ta mbështetur Veselin

Matthew Whitaker, i cili për katër muaj kishte shërbyer si Ministër i Drejtësisë në Administratën e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump  tashmë ka arritur në Kosovë.

Whitaker kishte zëvendësuar kryeprokurorin Jeff Sessions, ku me vite kishte punuar si shef i stafit të tij. Partia Demokratike e Kosovës e ka konfirmuar ardhjen e Whitaker në Kosovë, i cili po e mbështetë liderin e PDK-së, Kadri Veselin, në luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e partneritetit me Amerikën.

Matthew Whitaker është i zëshëm në mbështetje të iniciativës së presidentit Donald Trump për luftën globale kundër korrupsionit. Edhe pas daljes nga Administrata Trump, Mattheë Whitaker, pothuajse çdo ditë paraqitet nëpër mediat amerikane duke mbrojtur presidentin Trump.

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ditëve të kaluara në vazhdimësi ka thënë se lufta e tij kundër korrupsionit është në një vijë me luftën globale të presidentit Trump kundër korrupsionit.

Asnjë koment

Comments are closed.