27-04-2024

QKMF e Malishevës pajiset me dy autoambulanca të reja

Në kuadër të investimeve të Komunës së Malishevës, në sektorin e shëndetësisë, me qëllim të ofrimit të kujdesit më të mirë shëndetësor, e në veçanti të ofrimit të shërbimit të shpejtë, urgjenca e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr.Shpëtim Robaj” në Malishevë, nga sot është pajisur edhe me dy autoambulanca.

Pas kryerjes së procedurave të blerjes së autoambulancave, sot edhe zyrtarisht, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Liridon Hoti, ia kanë dorëzuar veturat e ndihmës së shpejtë, drejtorit të QKMF-së në Malishevë, Nuhi Morina.

Fotografia e Muhamed Bytyçi

“Ne jemi duke e bërë të pamundurën që në të gjitha sektorët të investojmë në mjete, e sidomos në fushën e shëndetësisë, që gjithmonë do të jetë prioritet për ne, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më të mira dhe më të shpejta shëndetësore”, the kryetari Begaj, thuhet në njoftimin e komunës.

“Uroj që sa më pak të përdoren këto autoambulanca, por dihet se janë tepër të nevojshme dhe besoj se këto autoambulanca, do të ju ndihmojnë juve në kryerjen e shërbimeve në raport me pacientët, kurse investimet dhe përkrahja për shëndetësi, nuk do të ndalet, por do të jetë e vazhdueshme”, tha kryetari Begaj, me rastin e dorëzimit të çelësave të autoambulancave për nevojat e QKMF-së.

Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Liridon Hoti, ka treguar se këto dy autoambulanca, i kanë kushtuar buxhetit komunal, rreth 62 mijë euro, ndërsa drejtori i QKMF-së në Malishevë, Nuhi Morina, tha se “tani i kanë pesë autoambulanca, të cilat janë të mjaftueshme për nevojat e shërbimit të urgjencës”

Asnjë koment

Comments are closed.