27-04-2024

Ja kur do të mbahen zgjedhjet lokale

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 17 tetor.

Kështu ka njoftuar shefi i stafit të presidentes, Blerim Vela përmes një postimi në Twitter.

Presidentja @VjosaOsmaniPRKS ka vendosur sot që zgjedhjet lokale do të mbahen me 17 tetor“, tha ai.

Me të njëjtin vendim, Presidentja Osmani ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale në përputhje me këtë vendim dhe legjislacionin në fuqi. /IO

 

Asnjë koment

Comments are closed.