24-04-2024

Historike: Kur Prizreni protestonte ndaj regjimit serb në përkrahje të UÇK-së e për çlirim

Pas protestave ndaj regjimit serb për hapjen e shkollave shqipe dhe të Universitetit të Prishtinës, nga 1 tetori i vitit 1997 edhe në Prizren janë mbajtur disa protesta masive. Protestat janë organizuar nga Unioni i Pavarur i Studentëve të SHLP-së “Xhevdet Doda” dhe Këshilli i Partive Shqiptare, që ka vepruar atëkohë.

Më vonë, pas rënies së Komandantit  legjendar Adem Jashari, protestat janë mbajtur në solidarizim me Drenicën dhe në përkrahje të UÇK-së.

Portali “Gazeta e Prizrenit” publikon disa foto të asaj kohe, ku shihet një pjesëmarrje e madhe e qytetarëve në qendër dhe rrugën kryesore të Prizrenit.

Asnjë koment

Comments are closed.