09-05-2024

Ja kush del kundër kompensimit të orëve të humbura të shtunave

Këshilli i Prindërve të Kosovës është shprehur sot kundër kompensimi të orëve të humbura mësimore dhe për këtë thonë se kanë paralajmëruar në fillim të grevës.

Në njoftim thuhet se prindërit e deklaruar për Këshillin e Prindërve të Kosovës në shumicë absolute janë kundër zhvillimit të mësimit të shtunave.

“Prindërit e deklaruar për Këshillin e Prindërve të Kosovës në shumicë absolute janë kundër zhvillimit të mësimit të shtunave – për kompensimin e orëve të humbura nga greva. Shumë prej tyre janë deklaruar me revoltë se as nuk i dërgojnë fëmijët në shkollë”, thuhet në njoftim.

 

Asnjë koment

Comments are closed.