Afrim Muçiqi në emisionin “Kendiv” të T7, ka folur për jetën e tij private dhe profesionale.

Për çështjet profesionale ai është shprehur shumë i ashpër me kolegët e tij që nëpër intervista përmendin shuma të majme parash, që sipas tyre i marrin nëpër dasma.

Muçiqi ka deklaruar se ato shifra janë një “rren e kullume”.

“Del dikush që thonë populli një budall e gjuan një guri 100 të menqur s’mund ta nxerrin. Edhe dalin flasin shifra të pakontrolluara që publikisht e kam thënë nuk janë të vërteta. Po shiten për klikime, njerëzit ndoshta edhe po përfitojnë. Populli pastaj thotë u mytën tu marrë pare, po çfarë pare. Secili kur të bjën në shtrat me flejt e din ku e ka vendin. Nuk është e moralshme me dal me gënju i marr 15 mijë euro. Kjo është rren e kullume. Njerëzit kanë me të thirr kur ki vlera jo që del e thu që paguhem ma shumë”, është shprehur Muçiqi. /GS