Ja vendimi ndaj ankesës së Llapit për ndeshjen me Malishevën
Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, e ka refuzuar kërkesën e Llapit për ta regjistruar me rezultat zyrtar, 3:0 në të mirë të këtij ekipi ndeshjen me Malishevën.
Lojtari në fjalë i kishte tre kartonë të verdhë tek të rinjtë dhe një tek seniorët.
Pasi iu refuzua ankesa e parë, për shkak të vonesës së procedurave të ankesës, Llapi u ankua në Shkallën e Dytë, e cila e mori të njëjtin vendim.
“Në ankesen e ’’KF Llapi 1932’’ atakohet vendimi i komisionit të garave duke u thirrur në nenin 62 të propozicionit të garave i cili përcakton rregullat e përgjithshme dhe afatet kohore në procedimin e ankesave në rrjedhen e pergjithshme të kampionatit. Përjashtimisht ketij rregulli kur gjirot zhvillohen të dielen dhe të mërkurën atëherë kompletimi i lëndës së ankesës dhe taksimi i saj duhet të bëhet brenda 24 orëve nga përfundimi i ndeshjes së zhvilluar. Loja në mes të KF Malisheva dhe ’’KF Llapi 1932’’ është zhvilluar ditën e mërkurë të datës 13.03.2024 dhe gjiroja pasuese në kuadër të kampionatit ka qenë në fundjavë, atëherë për rastin në fjalë duhet zbatuar rregulli i nenit 72, të Rregullorës se garave të FFK-së.
Me këtë rast ’’KF Llapi 1932’’ nuk i ka respektuar afatet kohore me rastin e procedimit të taksimit për këtë lendë dhe me të drejtë ankesa është cilësuar e pa afatshme. Duke u bazuar në të gjitha faktet referuar më lart vlerësohet se vendimi i shkallës së parë është drejtë dhe në perputhje me aktet normative të FFK-së. Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, mori këtë vendim bazuar në nenin 120 pika A të Rregullores Disiplinore.”/GazetaSinjali/