19-05-2024

Jashari: Deri të hyjë në fuqi Ligji për Pagat kërkojmë ngritje të pagës për mësimdhënësit

13 deri në 40 euro bruto do të rriten pagat për mësimdhënësit e shkollës fillore në bazë të draft-ligjit të pagave të publikuar në media. Sipas këtij draft-ligji, mësimdhënësit do ta kenë koeficientin 4.6 e i cili nënkupton se paga e tyre bruto do të jetë 552 euro.

Kryetari i Sindikatave të Bashkuara të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jashari, tha se pagat e mësimdhënësve në Kosovë janë nën mesatare e se pavarësisht punës që kanë bërë nuk ka lëvizje pozitive ne këtë aspekt.

“Pagat e mësimdhënësve në Kosovë nëse i marrim si mesatare të pagave janë nën mesataren e pagave në sistemin publik. Domethënë nën mesatare që nënkupton as mesatarja e pagave që janë të shërbyesve civil në Kosovë. Janë të ulëta dhe po them edhe me koeficientët që i kishim arritur me grevë atëherë kishte një lëvizje por jo shumë të madhe ndërsa tash, e tërë ajo punë i tërë ai mund që e kemi bërë edhe me greva kthehet disi në pikën zero dhe në vend rritjes, të lëvizjeve pozitive të koeficienteve në arsim kemi edhe zbritje të tyre”, tha Jashari për EO.

Krahas koeficientit të lartë që po kërkon SBASHKU, ata duan që deri në implementimin e tërësishëm të këtij Ligji, kërkojnë që mësimdhënësit të marrin një ngritje të pagës deri në 100 euro.

Asnjë koment

Comments are closed.