Ka filluar riparimi i 27 objekteve shkollore në Malishevë
Në kuadër të përgatitjeve së objekteve shkollore për vitin shkollor 2019-2020, këto ditë ka filluar rregullimi apo riparimi i 27 objekteve shkollore, përkatësisht 25 shkollave, një salle sporti dhe çerdhes publike për fëmijë.
Punimet në këto objekte i kanë inspektuar zyrtarët komunalë. Ata janë ndarë të kënaqur me punimet që aktualisht janë duke u zhvilluar në këto objekte shkollore dhe kanë kërkuar që të vazhdohet në këtë mënyrë dhe ndërhyrjet që bëhen të jenë cilësore dhe sipas standardeve.
“Ne jemi duke punuar në meremetimin e këtyre objekteve shkollore, me qëllim të eliminimit të defekteve dhe dëmtimeve që janë shkaktuar në këto objekte si pasojë e kohës, dhe që nxënësit të kenë ambient dhe kushte normale për mësimnxënie në vitin e ardhshëm shkollor”, tha kryetari i Komunës, Ragip Begaj, gjatë vizitave në realizuara në këto objekte shkollore.