Kandidatët për deputetë të AAK-së nga Rahoveci

Florina Krasniqi, Afrim Hoti dhe Fatmir Iska janë kandidatët për deputetë të AAK-së nga Rahoveci.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi.

Latifi ka kërkuar përkrahje për kandidatët, duke thënë se “ata nesër të na përfaqësojnë denjësisht në Kuvend”.

“Florina Krasniqi me numrin 89 në listë, Afrim Hoti me numrin 83 dhe Fatmir Iska me numrin 91 janë kandidatët për deputetë nga Komuna e Rahovecit, nga radhët e koalicionit AAK-PSD.

Në listën tonë, të prirë nga Kryeministri Ramush Haradinaj, kemi përzgjedhur njerëz të profileve të ndryshme, por që të gjithë, denjësisht, përfaqësojnë konceptin tonë për Kosovën 100% shtet.

Jam i bindur se në legjislaturën e ardhshme, Florina, Afrimi e Fatmiri do të jenë zëri i qytetarëve të Rahovecit në Kuvendin e Republikës së Kosovës!

T’i përkrahim bashkë, masivisht sot, që ata nesër të na përfaqësojnë denjësisht në Kuvend. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Latifi.