KF Ballkani prezanton mbrojtësin nga Fieri
Skuadra e Ballkanit është përforcuar edhe me një futbollist, të cilin e ka prezantuar të mërkurën.
Bëhet fjalë për mbrojtësin Ledion Muçaj nga Fieri, i cili te skuadra nga Suhareka ka kaluar nga ekipi tjetër i Superligës, Gjilani, transmeton KTV.
26-vjeçari i është bashkuar ekipit në përgatitjet që i ka nisur në Durrës.
Ditë më parë, Ballkani u përforcua edhe me disa lojtarë tjerë.
Ballkani, stinorin vjeshtor në Superligë e mbylli në vendin e nëntë me 21 pikë, ndërsa synim ka mbijetesën në elitën e futbollit kosovar.