25-11-2024

Kololli për Kryeziun: Po rikthehet zemra e Kombëtares

Hekuran Kryeziu ka lënë pas lëndimin e gjatë që e mbajti për shumë kohë jashtë fushave të blerta.

Mesfushori i Zurich është rikthyer në stërvitje të plota me skuadrën, dhe shumë shpejtë pritet të zbarkojë në fushë.

Lëndimi i tij ka qenë një hendikep edhe për Kombëtaren e Kosovës në ndeshjet kualifikuese për EURO 2020.

Lojtari do të jetë i gatshëm për ndeshjet e marsit, në ‘Play Off’ e Ligës së Kombeve, diçka e konfirmuar edhe nga Benjamin Kololli në rrjetet sociale.

“Po rikthehet zemra e Kombëtares”, ka shkruar Kololli, teksa ka paraqitur Kryeziun duke u stërvitur./rtk/

Asnjë koment

Comments are closed.