24-11-2024

Komuna e Prizrenit organizon kurse aftësimit për zanate dhe punime dore

Komuna e Prizrenit ka paralajmëruar organizimin e kurseve të aftësimit për zanate dhe punime dore, shkruan”GazetaePrizrenit.net”.

Në njoftim, thuhet se kurset do të fillojnë për zanate dhe punime dore si ato të veshjes, qëndisje me rruaza në gjergjef,  pastaj pajisje shtëpiake (dyshekë, peshqirë, shtroje, mbulesa, piceta duarsh, mësalla tryeze, paje nusesh etj), djegie në dru (pyrography) dhe reliev në letër.

“Falënderojmë Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dhe Qendrën e Kurseve të Aftësimit Profesional në Konya (KOMEK) për mbështetjen e ofruar për organizimin e këtyre kurseve”, thuhet në njoftim.

Regjistrimi që tashmë ka filluar do të zgjasë deri më 17 shkurt.

Aplikimi për kurset bëhet në zyrat e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik pranë Komunës së Prizrenit, si dhe në e-mailin: dtzhepz@gmail.com/GazetaePrizrenit.net

 

Asnjë koment

Comments are closed.