24-10-2024

Konfiskimi i armëve e municionit në Malishevë, këta janë dy të arrestuarit

Në Malishevë, të premten në dy lokacione u konfiskuan armëve dhe municion, dhe u arrestuan dy persona, të dyshuar. Të njëjtit tashmë ndodhen në ndalim policor dhe ndaj tyre kanë nisur hetimet, raporton Gazeta Sinjali.

Bastisja u krye në vendbanimet e dy të dyshuarve në fshatin Turjakë në Malishevë me urdhër për kontroll nga Gjykata.

Dy personat që po dyshohen për armëmbajtje pa leje janë Z. dhe H. Zogaj – ndaj të cilëve është urdhëruar masa e ndalimit policor.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia dhe është publikuar një fotografi me provat e konfiskuara, në mesin e të cilave janë dy armë të gjata e armë zjarri.

 Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Asnjë koment

Comments are closed.