23-11-2024

Konjufca flet për koalicion me PDK-në: Përjashtimi ka pasur kuptim vetëm në vitin 2019

Anëtari i Kryesisë i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka folur për koalicionet e mundshme pas zgjedhjeve.

“Nëse ne themi LDK-ja është e keqe se na rrëzoi një qeveri që ishte e mirë, e pikërisht për këtë arsyje është që ne e favorizojmë PDK-në për të bërë koalicion në zgjedhjet e ardhshme, kjo është gabim. Nuk ka kësi pozicioni. Pozicioni është që ne shpresojmë që Vetëvendosje t’i fitojë këto zgjedhje dhe të formojë një shumicë të madhe në Kuvend”, tha ai, në Debat Plus.

“Deri tash bashkëpunimi i sigurt është vetëm me Vjosa Osmanin. LVV nuk shkon përtej kësaj”.

“Koalicionin me PDK nuk e favorizojmë”, tha ai,

I pyetur nëse mos favorizimi nënkupton edhe mos përjashtim Konjufca tha se përjashtimi ka pasur kuptim vetëm ë vitin 2019.

“Përjashtimi ka pasur kuptim vetëm në vitin 2019, tash është vetëm mos favorizimi”, tha ndër të tjera Konjufca.

Asnjë koment

Comments are closed.