30-11-2020

Koronavirusi: Maskat me valvula ndalohen në disa shtete! Arsyeja

Maskat me valvul, aq shumë të përdorura gjatë pandemisë së koronavirusit, mbrojnë vetëm personin që e mban, por kush është pranë, rrezikon gjithsesi të infektohet, pasi valvula lejon të përcillen disa grimca të virusit.

Për këtë arsye, disa kompani ajrore dhe jo vetëm, i kanë ndaluar këto maska për pasagjerët.

“Çfarëdolloj maske me një valvul, nuk është e aprovuar për klientët që udhëtojnë me avion”, deklaruan javën e kaluar kompanitë ajrore “United Airlines” dhe “JetBlue”.

Jo vetëm kompanitë ajrore, por në SHBA, disa shtete si California, e kanë ndaluar përdorimin  kësaj maske, pikërisht pasi nuk mbron siç duhet frenimin e përhapjes së Covid-19, shkruan noa.al.

Disa maska, përfshirë ato N95, kanë një valvul plastike, e cila lehtëson frymëmarrjen. Kur thithim ajër valvula është mbyllur, por kur nxirret hapet dhe lejon që ajri të dalë, duke rritur rrezikun e përhapjes së infeksionit. /noa.al /GazetaePrizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.