Kosova e pamposhtur në Greqi1
Kosova ka arritur të marrë një pikë në Greqi. Ndeshja atje ka përfunduar baras, pa gola, transmeton Gazeta e Prizrenit.
Greqia dhe Kosova janë përballur në Athinë në kuadër të Ligës së kuadër të Ligës C në Ligën e Kombeve.
Lirim Kastrati dhe Leart Paqarada patën rastet më të mira për Kosovën në fillim të pjesës së dytë, por pa shënim për tri pikët e para në grup.
Vlen të përmendet se “gardiani” i Kosovës, Aro Muriqi, në minutën 21 priti penalltinë e kapitenit të Greqisë, Anastasios Bakasetas duke mos lejuar të preket porta e Kosovës.
Kosova këtë ndeshje e zhvilloi pa shumicën e lojtarëve kryesorë.
Ky rezultat vjen pas tri humbjeve rresht, ndaj Greqisë, Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë. /GazetaePrizrenit.
Lexo edhe:
Kërcënohet asamblistja e VV-së pasi kritikoi kryetarin e Prizrenit, Haskuka