25-04-2024

Kosova e pamposhtur në Greqi1

Kosova ka arritur të marrë një pikë në Greqi. Ndeshja atje ka përfunduar baras, pa gola, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Greqia dhe Kosova janë përballur në Athinë në kuadër të Ligës së kuadër të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Lirim Kastrati dhe Leart Paqarada patën rastet më të mira për Kosovën në fillim të pjesës së dytë, por pa shënim për tri pikët e para në grup.

Vlen të përmendet se “gardiani” i Kosovës, Aro Muriqi,  në minutën 21 priti penalltinë e kapitenit të Greqisë, Anastasios Bakasetas duke mos lejuar të preket porta e Kosovës.

Kosova këtë ndeshje e zhvilloi pa shumicën e lojtarëve kryesorë.

Ky rezultat vjen pas tri humbjeve rresht, ndaj Greqisë, Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë.  /GazetaePrizrenit.

Lexo edhe:

Kërcënohet asamblistja e VV-së pasi kritikoi kryetarin e Prizrenit, Haskuka

Asnjë koment

Comments are closed.