19-04-2024

Kroacia në finale, mund Anglinë 2:1

Kroacia ka rishkruar historinë, pasi do të jetë finalistja tjetër e këtij Botërori. Ajo mundi sonte Anglinë me rezultat 2:1

1 me 1 ishte rezultati përfundimtar i kohës së rregullt ndërmjet Kroacisë dhe Anglisë, dhe ndeshja  shkoi në vazhdime, ku Mario Manxhukiq i dha epërsinë Kroacisë në minutën e 109.

Trippier kishte kaluar në epërsi Anglinë me një goditje shumë të bukur nga gjuajtja e lirë në minutën e pestë.

Kroatët barazuan në minutën e 68 përmes Ivan Perishiqit, që shënoi pas asistimit nga Vrsaljko.

Pas përfundimit të ndeshjes, në stadiumin e Moskës pati një gëzim të papërshkruar të kroatëve.

Kroatët në finale takohen me Francën./gazetaeprizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.