02-05-2024

Kryeopozitari Totaj: Po kërcënohem nga pushtetarët e Prizrenit

Kreu i opozitës në Prizren, Shaqir Totaj, ka deklaruar se përmes një letre është kërcënuar nga njerëz kryesor pushtetit lokal në Prizren, të cilët sipas tij i kanë kërkuar që të mos deklarohet publikisht për veprimet jo-ligjore në Komunën e Prizrenit,  dhe t’i shlyej postimet.

Kryetari i PDK-së në Prizren, njëherësh edhe nënkryetar i këtij subjekti në nivel vendi, këtë e ka njoftuar në profilin e tij në “facebook”, ku ndër të tjera ka shkruar se “Nuk do të ndalet deri në bërjen e qytetit!”.

Ja postimi i plotë i tij:

Dy prej sejmenëve kryesorë të Mytaher Haskukës në Komunën e Prizrenit, Krenare Koçi dhe Levent Kasemi, e për të cilët flitet se janë njerëzit kryesorë që pyeten për gjithëçka, paskan nisur një fushatë shantazhi dhe frikësimi kësaj radhe ndaj meje (paraprakisht ka pasur veprime të tilla edhe ndaj individeve tjerë).

Përmes një letre dërguar dje në adresë timen, ata pa fije turpi dhe duke kërcënuar, kanë kërkuar që unë të mos deklarohem në publik për aveprimet jo-ligjore në Komunën e Prizrenit dhe ti shlyej postimet në Facebookun tim.

Jo vetëm që ky është një shantazh dhe kërcënim por përbën edhe një vepër penale për të cilën mund të deklarohem ditët e ardhshme. Kjo flet për krizën e qeverisjes në komunë dhe arrogancën që një drejtor i akuzuar i Komunës dhe një zyrtare e lartë e kabinetit të Kryetarit Haskuka kanë guxim të dërgojnë letra kërcënimi e shantazhi. Jo vetëm që nuk do të ndalem përballë kërcënimeve të tilla, por unë dhe PDK-ja do të vazhdojmë të bëjmë opozitën, ta sfidojmë keqqeverisjen sepse mbi të gjitha e kemi obligim ndaj mijëra qytetarëve opozitarë që na kanë votuar dhe qytetit tonë të dashur të Prizrenit.

NUK NDALEMI deri në bërjen e qytetit!

Asnjë koment

Comments are closed.