22-11-2024

Kryeparlamentari Veseli: I gjithë Hasi ishte rrugë e lirisë

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli derisa njoftuar për ditën e nderimit të dëshmorëve të trevës së Hasit, ka vlerësuar se tërë kjo trevë ishte rrugë e lirisë, duke pritur e përcjellë me mijëra luftëtarë të UÇK-së, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Sot, Komuna e Gjakovës në bashkëpunim me Bashkinë e Krumës dhe në koordinimin me Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Has, kanë shënuar Javën e Dëshmorëve të kësaj zone. Aktivitetet janë mbyllur sot me një Akademi përkujtimore, të mbajtur në Rogovë, në nderim të të gjithë dëshmorëve të rënë për liri në trevën e Hasit.

Veseli, që disa herë bashkë me bashkëluftëtarët e tij para dhe gjatë luftës në Kosovë ka kaluar nëpër këtë trevë, nëpërmes bjeshkëve të Pashtrikut, ndër tjera ka shkruar në profilin e tij zyrtar të “facebook-ut”:

“Sot nderojmë dëshmorët e Hasit, ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës. I gjithë Hasi ishte rrugë e lirisë, i cili priti e përcolli me mijëra luftëtarë të UÇK-së në misionin e saj të madh, misionin e çlirimit përfundimtar të atdheut. Lavdi!.

Pos Veselit, rolin e trevës së Hasit gjatë luftës për liri, e ka vlerësuar sot edhe Kryeministri Haradinaj./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.