21-11-2024

Kryeziu: Dënojmë ashpër linçimin që i është bërë Valdete Dakës

Ismet Kryeziu nga DnV në një konferencë për media të shtunën ka kritikuar partitë politikë për fillim e parakohshëm të fushatës për zgjedhjet e 14 shkurtit, ku ka theksuar se partitë politikë duhet të ndjekin procedurat për certifikim.

Kryeziu ka bërë thirrje partive politike që edhe kandidatët e tyre t’i bëjnë publike financat.

“Partitë politike kanë filluar me programin zgjedhor para fushatës. Këto të fundit kanë thyer rregullat e caktuara nga institucionet përgjegjëse në raport me COVID19. U bëjmë thirrje partive politike që të respektojnë rregullat. Bëjmë thirrje që partitë politike t’i bëjnë publike financat, edhe kandidatët e tyre. Shpenzimet e tyre duhet të jenë sipas asaj 50 cent për votues. Bëjmë thirrje që subjektet politike të mos keqpërdorin shërbyesin civil. Kemi parë edhe presionin ndaj KQZ-së, me ç’rast dënojmë ashpër linçimin që i është bërë z. Valdete Daka. U bëjmë thirrje partive politike që të ndjekin procedurat për certifikim”, tha ai.

Ai u bëri thirrje edhe kandidatëve për deputetë që të mos mbajnë takime me qytetarë nëpër shkolla, nëpër oda apo kudo tjetër ku rrezikojnë përhapjen e koronavirusit.

Kryeziu përmendi përfaqësimin gjinor në një subjekt politik.

“Është mirë që një subjekt politik ka arritur që të ketë në listën e saj mbi 37 përqind të përfaqësuar gjininë femërore në listën e tyre”, tha ai.

Në këto zgjedhje të parakohshme DnV do t’i ketë 16 vëzhgues të cilët do të monitorojnë mediat, televizionet kombëtare dhe portalet. Ndërsa në ditën e zgjedhjeve DnV do t’i ketë në teren 600 monitorues.

“Edukimi i votuesve, online në rrjete sociale, monitorimi i vazhdueshëm i punës së institucioneve përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve. DnV do të ketë 16 vëzhgues afatgjatë, do të ketë monitorimin e mediave, të gjitha televizionet kombëtare dhe portalet. Ndërkaq 600 monitorues të DnV-së do të monitorojnë procesin zgjedhor në ditën e zgjedhjeve, ndërsa do të monitorojë edhe procesin e numërimit të zgjedhjeve”, tha ai./G.B

Asnjë koment

Comments are closed.