18-04-2024

Kukësi pret Karabakun, trajneri Cungu beson te skuadra

Pasi eliminoi maltezët e Valetës në Ligën e Kampioneve, për Kukësin tani elita e futbollit kontinental ofron një kundërshtar më të vështirë, siç është skuadra azere e Karabakut.

Ekipi në të cilin militon edhe shqiptari Ansi Agolli, ka dukshëm kualitet më të lartë se ishullorët, por formacioni verilindor nuk ka asgjë për të humbur.

“Duhet të jemi të kujdesshëm, pasi kemi përballë një ekip me kualitet. E dimë edhe historinë që ka qenë pjesëmarrëse në grupet e Ligës së Kampionëve. Kam besim tek djemtë, te serioziteti dhe shpirti i garës. Nëse nuk ka shpirti gare, nuk ka vlerë kualiteti”, deklaroi trajneri i Kukësit, Armando Cungu.

Përballë një rivali të vështirë si Karabaku, Kukësi pritet të ndërojë një formacion që do të bazohet te kundërsulmi dhe jo loja e hapur.

Trajneri Armando Cungu, që u emërua në pankinë pas largimit të Peter Pakult, tregoi vlerat e tij në transfertën ndaj Valetës, por tani do të ketë detyrën të ndalë vrullin e azerëve.

Frashëri pritet të luajë në portë nga minuta e parë, ndërsa në mbrojtje do të rreshtohen plot 5 futbollistë. Pesha e sulmit me të gjitha gjasat do të bjerë mbi Sebino Plakun./top-channel/

Asnjë koment

Comments are closed.