19-04-2024

Kush janë përfituesit nga skema e granteve “Përkrahja e zhvillimit të ndërmarrësisë” në Prizren?

Dejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, ka shpallur listën prej 13 përfituesve nga faza e dytë e skemës së granteve “Përkrahja e zhvillimit të ndërmarrësisë në Komunën e Prizrenit” për mikrobiznese dhe artizanate, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Në kumtesë, thuhet se kjo është bërë në bazë të vlerësimit nga komisioni. “Nga ky grant janë vlerësuar të suksesshëm në plotësim të kritereve 13 aplikues, të cilët do të përfitojnë në vlerë maksimale deri në 3,000.00 euro, me 20% të pjesëmarrjes së tyre në bashkëfinancim”, thuhet në njoftim.

Komuna e Prizrenit, ka deklaruar se me lansimin e skemës së granteve për përkrahjen e zhvillimit të ndërmarrësisë do të ndihmojë në plotësimin e nevojave të të bërit biznes dhe do të mundësojë që projektet cilësore biznesore të implementohen dhe të zhvillohen më tej, duke krijuar kështu vende të reja të punës.

Në këtë link, mund ta gjeni listën e përfituesve:

Perfituesit e granteve DTZHE

Asnjë koment

Comments are closed.