25-11-2024

Kuvendi i Prizrenit miraton vendimin për Hartën Zonale të Komunës 2022-2030

Sot është mbajtur seanca e V-të e rregullt e Kuvendit të Prizrenit, në të cilën janë shqyrtuar shumica e çështjeve të parapara, përfshirë edhe vendimin për miratimin e Hartës Zonale të Komunës së Prizrenit (HZK) për periudhën 2022-2030, raporton Gazeta e Prizrenit.

Në fakt, të gjitha pikat e rendit të ditës janë miratuar nga kuvendarët, përveç pikës 7 të rendit të ditës, Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për zgjedhjen e Nënkryetarit të Komunës për Komunitete, pikë e cila nuk është miratuar.

Sipas ligjeve në fuqi Nënkryetari i Komunës për Komunitete, propozohet nga Kryetari i Komunës dhe miratohet nga shumica e anëtarëve të kuvendit të pranishëm, e më pas dhe nga shumica e anëtarëve të pranishëm të komuniteteve jo shumicë, kjo pikë u miratua nga shumica e anëtarëve të kuvendit, por nuk u miratua nga shumica e anëtarëve të komuniteteve.

Pikat e rendit të ditës që janë miratuar nga Kuvendi i Komunës së Prizrenit në mbledhjen e V-të të rregullt të kuvendit janë:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve të datës 31 dhjetor 2021 dhe 27 janar 2022;
  2. Shqyrtimi dhe miratimi i Rendit të Ditës;
  3. Pyetjet e kuvendarëve dhe ngritja e çështjeve të ndryshme;
  4. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim – vendimit për miratimin e Hartës Zonale të Komunës së Prizrenit (HZK) për periudhën 2022-2030;
  5. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për formimin e Komisionit Komunal Aksionarëve të Ndërmarrjes Publike lokale KRM “ Eko Regjioni” SH.A. – Prizren;
  6. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit Nr. 001/011-14771 të datës 27 janar 2022, për themelimin dhe emërimin e anëtarëve të Komitetit për Komunitete;
  7. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim – vendimit për anulimin e vendimit Nr. 001/011- 141368, të datës 09 shtator 2021, për dhurimin (lirimin nga obligimi i kthimit) të llaptopëve për anëtarët e kuvendit të komunës, për mandatin aktual;
  8. Shqyrtimi dhe miratimi i Draft-Strategjisë komunale për informim, komunikim dhe pjesëmarrje me qytetarë 2022-2024;
  9. Informatë rreth raportit të punës të Zyrës – Njësisë për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore për vitin 2021;
  10. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për zgjedhjen e anëtarëve të ri të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi të Komunës së Prizrenit.

/ Gazeta e Prizrenit /

 

Asnjë koment

Comments are closed.