18-04-2024

Kuvendi miraton Buxhetin për vitin 2019

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, pas votimeve për amendamentet e propozuara nga komisionet përkatëse, por edhe nga deputetët pa përkrahjen e komisioneve funksionale, me 65 vota pro, kanë miratuar shqyrtimin e dytë të Projektligjit mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019.

65 deputetë votuan pro, nga 65 sa votuan. Asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Po ashtu ka kaluar edhe pika e 8-të e rendit të ditës, që ishte zgjatja buxhetore për muajin shkurt nga buxheti i vitit 2018.

Asnjë koment

Comments are closed.