06-12-2021

Kuvendi nuk voton mocionin e buxhetit të vitit 2019

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë votuar mocionin e buxhetit për vitin 2019.
Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur që të votoj mocionin procedural të kërkuar nga Komisioni për Buxhet në seancën e sotme të Kuvendit  me të cilin është kërkuar zgjatja e afatit të shpenzimit të buxhetit deri sa buxheti të hyjë në fuqi.

Edhe pse në sallë kishte mjaftueshëm deputetë, vetëm 56 deputetë kanë votuan pro këtij propozimi.

Armend Zemaj nga LDK, kërkoi nga pushteti që të mos ja hedhin fajin opozitës por të votojnë vetë.

“Shumë është e thjeshtë ju jeni mazhrancë plus, votone , mos na akuzoni neve se ju nuk i keni kryer detyrat, dhe mos na akuzoni se po bllokojmë pensionistët” tha ai.

Memli Krasniqi shef i grupit parlamentar të PDK, akuzoi se opozita po dëshiron ta qoj vendin në kolaps.

“E drejtë e tyre është edhe me tentu me qu vendin ne kolaps, kjo sjellje ‘për inati të resë më vdektë djali’ kytne mundet me ju dok se i jep naj shërbim ditor sot, por e vërteta është se mosvotomi pro nga ana e opozitës është tentim për me e vendos Kosovën në kolaps”, tha ai, shkruan kallxo.com.

Galuk Konjufca sugjeroi qeverinë Haradinaj që të jap dorëheqje.

“Kosovën po e shkatërron korrupsioni e hajnia, çdo kund në botë qeveria e ka një moral minimal, nuk po mundesh me pagu popullin hec në shpi. Unë po rri në kolltukun e nxehtë por ti ama votën për buxhetin kurrkund në botë nuk ka kështu, nuk ka vota për buxhet, ministër nuk pot funksionon kuleta ec në shpi” tha ai.

Ahmet Isufi, shef i grupit parlamentar të AKK-së tha se është interes i qytetarëve që të votohet.

Bedri Hamza duke folur për rëndësinë e këtij mocioni tha se pa buxhet nuk ka para as për zgjedhje.

“Pa buxhet të aprovuar as për organizimin e zgjedhjeve nuk ka pare, prandaj po ju lus që të votohet edhe të ketë mundësi që vendi të vazhdoj me pagesa”, tha ai.

Asnjë koment

Comments are closed.