Ky është futbollisti më i vjetër në botë, luajti 45 sezone pa ndërprerje

Robert Carmona-s sapo ka dalë në fushë në ndeshjen e parë të sezonit, në divizionin e katërt uruguaian.

Futbollisti veteran ka luajtur zyrtarisht futboll për më shumë se 45 sezone pa ndërprerje. Në vitin 2017 ai hyri në Librin e Rekordeve Guinness si futbollisti më jetëgjatë në botë, Carmona pati një famë që në orët e fundit është ringjallur pasi kishte luajtur një ndeshje me fanellën e Club Social y Deportivo.

Edhe pse skuadra e tij debutoi me një humbje 3-1 ndaj Unión de San José në Serinë D uruguaiane, rezultati ishte në plan të dytë për 60-vjeçarin, i cili vazhdon ta bëjë rekordin e tij gjithnjë e më të paarritshëm.

“Në historinë e futbollit botëror në nivel zyrtar ka pasur 10 apo 15 futbollistë jetëgjatë, por shumica prej tyre e kanë ndërprerë dhe janë rikthyer për të luajtur për një klub shumë vite më vonë. Në rastin tim unë kam luajtur vazhdimisht që kur karrierën time profesionale e nisa në vitin 1976 – shpjegon Carmona – Nuk mund ta përcaktoja thjesht formulën time për jetëgjatësinë.

Faktorët janë të ndryshëm: ushqimi i mirë, disiplina në stërvitje, qëndrimi larg jetës së natës, alkoolit dhe drogës dhe pavarësisht se kam pasur vështirësi në fëmijëri. Duhet një bindje e fortë për të besuar se ëndrrat do të realizohen. Në jetën time nuk ka ‘nuk mundesh’. Ndjej se kam marrë një dhuratë dhe nuk e kam humbur kot, ndihem shumë i gjallë dhe me energjinë e një të riu”. Për krahasim, Buffon dhe Ibrahimovic duken si dy fëmijë

Aktualisht edhe ish-lojtarin e Genoas, Kazu Miura luan në Japoni në moshën 55-vjeçare.