23-04-2024

Ky është personi i dyshuar për tentim vrasjen në Korishë të Prizrenit

Një rast i tentim vrasjes ka ndodhur në orët e pasdites, në Korishë të Prizrenit. Një person gjuajti me armë zjarri në drejtim të një 27-vjeçari, por nuk e qëlloi. Lidhur me këtë rast kanë nisur hetimet, me ç’rast i dyshuari është ndaluar.

Burimet e Gazetës Sinjali thonë se bëhet fjalë për K. M., 25-vjeçar, i cili  pas një mosmarrëveshje kishte shkuar në afërsi të një pompe të derivateve (pronë e familjes së viktimës) dhe ka shtënë një herë nga distanca në drejtim të viktimës.

Posa Policia është njoftuar ka dalë në vendin e ngjarjes, ku është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e armës, ndërsa i dyshuari ishte paraqitur vet në stacion policor dhe e ka dorëzuar armën e përdorur.

news image

Pas mbledhjes së provave nga vendi ku ndodhi ngjarja, i njëjti është intervistuar nga hetuesit për veprën me të cilën ngarkohet dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë

Asnjë koment

Comments are closed.