12-10-2024

Lajm shokues për Malin e Zi: Serbët nuk pranojnë të luajnë kundër Kosovës?

E pabesueshme por e vërtetë. Trajneri serb i Malit të Zi, Ljubisha Tumbakoviq, nuk ka mundur të përballojë presionin nga Beogradi.Ai nuk do ta udhëheq Malin e Zi në ndeshjen e sotme ndaj Kosovës, mëson ‘vijesti.me’, raporton Gazeta Olle.

Po ashtu, sipas Vijestit, nuk do të luajnë as lojtarët serb, Mirko Ivaniq dhe Filip Stojkoviq, të dy lojtarë të Yllit të Kuq të Beogradit.

Lojtarët dhe trajneri serb janë bombarduar me presione në dy ditët e fundit të ardhura nga Beogradi. Ndeshjen do ta drejtojë  Miodrag Djudoviq dhe Dragoje Lekoviq.

Asnjë koment

Comments are closed.