18-05-2024

Lajmërohet policja e “zhdukur” prej një jave, deklarohet para Policisë 

Mediat kanë raportuar para disa ditësh se një police nga Rahoveci ishte larguar nga shtëpia e saj, dhe se nuk dihej asgjë për fatin e saj.

Ajo siç mëson Gazeta Sinjali sot është lajmëruar shëndosh dhe mirë; duke e dhënë deklaratën e saj para autoritetit policor.

Ende nuk dihet se ku ishte policja nga Rahoveci, që prej të dielës së kaluar nuk dihej asgjë për fatin e saj.

Sinjali kishte raportuar ekskluzivisht se policja e zhdukur ishte: Valdete Jakupi.

Largimin e kësaj të fundit nga shtëpia e kishte lajmëruar vajza e saj në Polici.

Asnjë koment

Comments are closed.