17-05-2024

Largimi i Behramit shkakton “tërmet” në Zvicër

Largimi i Valon Behramit nga përfaqësuesja helvete ka shkaktuar “tërmet” në Zvicër. Tërheqja e një 33-vjeçari mund të jetë krejt normale, por kur ai detyrohet, edhe pse ishte ndër më të mirët e skuadrës së tij në “Rusi 2018”, atëherë ka diçka që nuk shkon.

Shqiptari, i natyralizuar si zvicëran, ka akuzuar drejtpërdrejt trajnerin Vladimir Petkovic, duke e kosideruar vendimin e tij për ta përjashtuar nga përfaqësuesja si politik.

“Përjashtimi im ishte një vendim politik i marrë nga persona që nuk ia kanë idenë futbollit dhe nuk kanë luajtur asnjëherë në jetën e tyre. Mendoja se telefonata e trajnerit do të ishte kortezie dhe jo për të më treguar derën.”

Kjo krisje e madhe ka kapur të papërgatitur edhe drejtuesit e Federatës së Zvicërane të Futbollit, që tashmë duhet të tregojnë autoritetin e tyre që skuadra të mos shkojë drejt shpërbërjes. Petkovic është “shfajësuar” në media duke u shprehur se vendimi i tij ka lidhje vetëm me aspektin sportiv.

Sipas asaj që shpjegojnë mediet zvicerane, zgjedhja e trajnerit është pjesë e një plani për rinovimin e kombëtares, që mund të nxjerrë “jashtë loje” edhe senatorë të tjerë të Zvicrës, si Johan Djourou, Gelson Ferndandes dhe Stephan Lichtsteiner, të cilëve në fakt nuk iu është komunikuar asgjë deri më tani.

Ndërkohë, ka edhe zëra që thonë se Behrami është përjashtuar nga kombëtarja për shkak të peshës në rritje të tij në dhomat e zhveshjes, duke u bërë sipas tyre, një pengesë e madhe për Petkovicin. Fakt mbetet se mesfushori e mbyll eksperiencën e tij me kombëtaren e Zvicrës pasi ka marrë pjesë në 4 Botërorë, një rekord ky për një “zviceran”, duke luajtur në 83 ndeshje dhe duke shënuar dy gola./rtk

Asnjë koment

Comments are closed.