21-05-2024

LDK e Prizrenit me gjashtë kandidat për deputet

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren ka vendosur se kush do të jenë përfaqësuesit e tyre në listë.

Në krye të kësaj liste, është kryetari i degës së partisë në këtë komunë, Anton Quni, që u zgjodh kryetar i degës së Prizrenit, e cila udhëhiqej nga Haxhi Avdyli.

Haxhi Avdyli u zgjodh deputet nga radhët e LDK-së në zgjedhjet e kaluara, madje edhe kësaj here, është vendosur që të jetë kandidat.

E vetmja grua e cila do të garojë për deputete në Prizren, është kryetarja e Grupit të Grave të këtij qyteti, Sadije Osaj-Jakupi. Ajo për momentin është asambliste në Asamblenë Komunale të Prizrenit.

Edhe deputeti, Driton Selmanaj, i cili kishte garuar kundër Anton Qunit për kryetar të degës, përsëri do të jetë pjesë e listës së kandidatëve të LDK-së.

Dega e LDK-së në Prizren ka vendosur që ta rikandidojë edhe Hatim Baxhakun, i cili ishte deputet më parë dhe kandidat i LDK-së për kryetar të komunës së dytë më të madhe në Kosovë.

Në këtë listë, gjendet edhe ish-deputeti, Xhavit Ukaj, i cili vjen nga kjo komunë.

Listat përfundimtare të partive politike ende nuk janë bërë publike por disa degë të partive të caktuara kanë filluar që t’i bëjnë publike përfaqësuesit e degëve të tyre.

Asnjë koment

Comments are closed.