30-04-2024

PDK në Prizren thotë se është mobilizuar si asnjëherë për zgjedhje

Nënkryetari i PDK-së në Prizren, Kujtimi Gashi, pas një takimi me kryetarët e nëndegëve, ka deklaruar se ata më shumë se asnjëherë janë të mobilizuar që nga Prizreni të merr udhë fitorja e Dekadës së re, që për kryeministër të Kosovës ka emëruar Kadri Veselin, shkruan ‘Gazeta e Prizrenit’.

Ai ka shkruar në “Facebook” se kryetarët e nëndegëve, nëpër vite janë promotor të fitoreve të PDK-së, e nga këtu në nivel vendi”,

“Kryetarët e nëndegëve më shumë se asnjëherë janë të mobilizuar që nga Prizreni të merr udhë fitorja e Dekadës së re”.

Fotografia e Kujtim Gashi

Të motivuar nga lideri ynë Kadri Veseli aktivistët në terren kanë filluar takimet me strukturën, me aktivistët dhe më të gjithë qytetarët, për ta shpalosur platformën fituese të PDK-së”.

“Ky mobilizim e ka veç një emër. Në Dekadën e re kryeministër i Kosovës është Kadri Veseli”, ka shkruar ai. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.