LDK në Prizren përmes një komunikate ka kritikuar qeverisjen lokale të Shaqir Totajt.
Komunikata e plotë:
As shkollat nuk i shpëtojn kapjes dhe politizimit partiak.
Ditë më parë, Shaqir Totaj dhe PDK e zgjodhën drejtoreshë në shkollën “Hysen Rexhepi” në Prizren, kryetaren e Forumit të Gruas së PDK-së në Prizren zj. Lumnije Rakaj.
Ajo ishte zgjedhur në krye të forumit të gruas së PDK-së në qershor të vitit 2021.
Ky është rasti i radhës që dëshmon që kultura degraduese e nivelit arsimor në komunën e Prizrenit, ka filluar nga e kaluara kur PDK qeveriste me Prizrenin, dhe fatkeqësisht kulturës së njejtë nuk po i ndahet as sot.
Kjo qasje po ashtu tregon se ky subjekt politik edhe më tutje objektiv të vetëm ka, abuzimin me paranë publike, punësimet partiake, nepotizmin dhe korrupsionin, po asesi të jetë në shërbim qytetarëve të Prizrenit dhe të mirës publike.
LDK në Prizren, dënon sjelljet e tilla dhe garanton qytetarët, se kjo logjikē qeverisëse fundin e ka të afërm.
Prizreni meriton diçka tjetër!
Prizreni meriton qeverisje që i shërben qytetarëve të saj!
LDK – Prizren
Zyra për Informim