Lidhja Shqiptare e Prizrenit, faza e parë e shtetit shqiptar
“Lidhja Shqiptare e Prizrenit” 104 vjet pas”, është konferenca shkencore ndërkombëtare e cila do të fillojë sot në nderim të kësaj ngjarje historike.
Frashër Demaj, nga Këshilli organizativ, tha se në konferencën shkencore për 140-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, do të jenë shumë pjesëmarrës.
“Lidhja shqiptare e Prizrenit”, është faza e parë e shtetit shqiptar”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Sipas tij Lidhja shqiptare e Prizrenit, kishte synim që të bashkojë vilajetet. “Lidhja Shqiptare e Prizrenit, 104 vjet pas”, do të zgjas 2 dite dhe në të do të jenë 30 pjesëmarrës me kumtesa të ndryshme. Kjo konferencë është ndërkombëtare”, tha ai..
Para pesë viteve kemi mbajtur konferencë për lidhej e Prizrenit”, tha ai. Sipas tij këto tema janë të pa konsumuara. Ndryshe në këtë konferencë i pranishëm do të jetë edhe Presidenti Hashim Thaçi. Konferenca mbahet nga ora 10:00 në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, dhe do të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme.