03-12-2024

Malishevë: Begaj kërkon azhuritet për realizimin e projekteve kapitale

Komuna e Malishevës, ka filluar përgatitjet për shënimin e 16 Qershorit, Ditës së Dëshmorëve dhe Ditës së Çlirimit të Komunës. Kështu është deklaruar në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, të drejtuar nga kryetari i komunës, Ragip Begaj, i cili ka kërkuar që mos ketë vonesa në implementimin e planifikimeve të komunës, sidomos në realizimin e projekteve kapitale, të cilat kanë rëndësi të madhe për qytetarët.

Në njoftimin për media, thuhet se sipas drejtorisë për kulturë, rini dhe sport, kanë filluar përgatitjet për shënimin e 16 Qershorit dhe janë duke punuar maksimalisht që kjo datë me rëndësi për Malishevën, të shënohet në mënyrën më të mirë të mundshme. Po ashtu, edhe drejtoria e shërbimeve publike, ka deklaruar se janë duke u marrë me përgatitjet për dekorimin e qytetit, për 16 Qershor.

Ndërsa drejtoria e arsimit, ka njoftuar për përgatitjet që janë duke u bërë për mbajtjen e  testit të maturës për këtë vit, i cili në Malishevë, duhet të mbahet me 30 maj, e po ashtu ka njoftuar edhe për përgatitjet për përfundimin e vitit shkollor 2017/2018.

Bazuar në raportet e drejtorive, përkatësisht drejtorisë së inspektoratit, gjatë tërë javës kanë vazhduar inspektimet në të gjitha fushat që janë përgjegjësi e inspektoratit, ndërsa sot pritet të ndërpriten punimet e filluar edhe për dy ndërtime pa leje.

 

Asnjë koment

Comments are closed.