MASH në një deklaratë për media gjithashtu kërkon nga Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA) që të kujdesen për dezinfektimin e vazhdueshëm dhe mirëmbajtjen e shkollave sipas rekomandimeve të IKSHPK-së, MSH-së dhe Udhëzuesit për organizmin e mësimit në kushte pandemie.
Lexo edhe:
Komuna e Prizrenit del keq edhe në fushën e Infrastrukturës rrugore (Dokument)
Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK, paralajmëroi se nëse situata pandemike përkeqësohet,mund të marrin vendim për mbylljen e shkollave.
“MASH kërkon nga task forcat e shkollave dhe të DKA-ve që, përveçse të kujdesen për zbatimin e të gjitha masave, të vlerësojnë edhe situatën dhe ato shkolla që kanë vështirësi në organizim, të respektojnë vendimin e Ministrisë së Arsimit për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021 në kushte pandemie, dhe të kalojnë në mësim online, sipas Protokolit të reagimit ndaj pandemisë COVID-19 në shkolla dhe Udhëzuesit të MASH”.
Mësimdhënësit dhe nxënësit e të gjitha niveleve parauniversitare të Republikës së Kosovës, niveli parashkollor, fillor, i mesëm i ulët dhe i mesëm i lartë mund t’i përcjellin regjistrimet e përmbajtjeve mësimore në platformën e Shqipërisë www.akademi.al, ku me rastin e regjistrimit duhet përzgjedhur Kosovën si vendi ku zhvilloni mësimin, ndërsa qasja në këtë platformë duhet konfirmuar përmes e-mailit.