19-04-2024

Mbi 1 mijë gjoba për shkelësit e rregullave në trafik

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 1 mijë e 34 gjoba trafiku për të gjithë shkelësit e rregullave në trafik.

Ndërsa gjatë ditës së hënë janë shënuar 40 aksidente, prej tyre 14 kanë përfunduar me të lënduar, ndërsa 26 me dëme materiale.

Policia ka arrestuar 15 persona, e në mbajtje ka dërguar 13 të tjerë.

 

Asnjë koment

Comments are closed.