Më shumë femra se sa meshkuj të lindur gjatë fundjavës në Prizren
Raporti i lindjeve për tri ditët e shkuara në Spitalin e përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa ” Prizren, reparti obstetrik (salla e lindjes):
Numri i përgjithshëm i lindjeve për të premten, të shtunën dhe të dielën ka qenë 34.
Për dallim nga ditët tjera, gjatë fundjavës numrin më të madh të të lindurve e përbëjnë femrat.
Nga 34 foshnjat e lindura, 13 kanë qenë meshkuj, ndërsa 21 femra.
Prej numrit të përgjithshëm të lindjeve, 6 sosh kanë qenë me operacion. /gazetaeprizreni.net/