Nga sot më freskët, pritet edhe shi

Javë me mot jo stabil dhe me shi, sot shtrëngata më intensive me shi dhe nga e marta më freskët.

Pas valës së të nxehtit që kaploj rajonin dy ditët e fundit, fusha të presionit të ulët nga Atlantiku me masa më të ftohta ajrore, nga dita e sotme do të fillojnë të shtrihen mbi rajonin tonë ku do të sjellin kushte për mot të paqëndrueshëm, me shtrëngata me shi, që të hënën do të jenë më intensive, si dhe rënie të temperaturave nën vlera mesatare.

23.07 – Mot jo shumë i ngrohtë. Që nga orët e paradites priten zhvillime të shtrëngatave, ku gjatë ditës do të jenë më intensive, vende-vende të shoqëruara edhe me breshër.

24.07 – Mot më i freskët, kryesisht i vranët, kohë pas kohe me reshje të dobëta shiu. Pasdite vende-vende mundësi edhe për bubullima.

25.07-26.07 – Mot kryesisht me vranësira. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi. Të enjten në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull.

27.07 – Mot kryesisht me vranësira, kohë pas kohe me shi. Pasdite priten shtrëngata të shpërndara me shi.

Temperaturat do të pësojnë rënie nën vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 14C deri në 15C, e maksimalet do të zbresin nga 27C, të hënën, deri në 23C, nga dita e martë./koha.net