20-04-2024

Ministri: Mjekët të mos presin rrogë 4 mijë euro

Ligji për pagat do të mundësojë pagë deri në 1200 euro për mjekët, që është më e larta në rajon, ndërsa kërkesa e kirurgëve për rritje page deri në 4 mijë euro, është jo reale dhe e parealizueshme.

Kështu tha ministri i shëndetësisë, Uran Ismaili, në emisionin Argument Plus, duke komentuar grevën e kirurgëve, e cila sipas tij është e paarsyeshme.

“I kam takuar kirurgët dhe i kam siguruar se ligji për pagat do të kalojë duke pasur një pagë tejet të madhe për mjekët specialistë dhe u kam treguar se kërkesat që i kanë… ato rroga nuk janë të realizueshme në Kosovë dhe ato rroga nuk mund të jenë as objekt i diskutimit”, tha Ismaili.

“Nuk bën me banalizu kërkesën sepse njerëzit fillojnë e irritohen. U kam thënë ‘nëse e refuzoni rrogën 1200 euro, është mirë me dal me thënë që nuk e pranojmë rrogën 1200 euro’. Për mua (rroga prej 4 mijë euro) është joreale”, tha ai.

Asnjë koment

Comments are closed.