Ministri Gashi thotë se Haskuka është ftuar në hapjen e zyrave të Ministrisë së Kulturës në Prizren

Ministri i Kulturës, Rinisë e Sportit (MKRS), Kujtim Gashi ka hedhur poshtë pretendimet e kryetari të Komunës së Prizrenit, Mytaher  Haskuka i cili ka deklaruar se institucioni që ai drejton është anashkaluar, gjatë ceremonisë për hapjen e zyrave të MKRS-së, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Pak kohë, pas mbajtjes së ceremonisë zyrtare të zhvendosjes së një pjesë të MKRS-së në Prizren, Haskuka i cili nuk ka qenë i pranishëm në ceremoni, përmes një reagimin në profilin e tij të “Facebook”, e ka vlerësuar këtë anashkalim si shqetësues, aq më tepër “për shkak të kontributit të Komunës në hapjen e sa”j.

Ndërkaq, ministri Gashi për portalin “GazetaePrizrenit.net” ka thënë se kjo nuk është e vërtetë, pasi Haskukua ka qenë i ftuar. “Po, ia kemi dërguar ftesën te zyra e tij”, ka thënë ai. /GazetaePrizrenit.net/

Reagimin e Haskukës mund ta lexoni në këtë link:

Haskuka thotë se Komuna “është anashkaluar ”gjatë hapjes së zyrave të Ministrisë së Kulturës në Prizren