25-04-2024

Droga, dy të arrestuar në pikëkalimin e Vërmicës së Prizrenit

Në pikëkalimin kufitar të Vërmicës së Prizrenit janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj pasi që gjatë kontrollimit tek njëri është gjetur dhe konfiskuar 5 (pesë) paketime të vogla substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, shkruan “GazetaePrizreni.net”.

Referuar njoftimit nga Policia Kufitare, rasti ka ndodhur mbrëmë, ndërsa nuk jepet identiteti i të dyshuarve, pos që thuhet se ata janë shtetas të Kosovës (shqiptarë) dhe se me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Njëri nga të dyshuarit ka rezultuar të jetë i kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe ai është dorëzuar njësisë përkatëse policore për procedurë të mëtutjeshme”, thuhet në raport.

Mbështetur në raportime e policisë kufitare në Vërmicës, shpesh ndodh të gjenden dhe konfiskohen sasi të substancave narkotike./ GazetaePrizreni.net /

Asnjë koment

Comments are closed.