19-04-2024

Ministrja shqiptare: Ndaluni pak çaste për të parë këtë nënë që po lufton me covid-19 në Infektiv

Ministrja e Shëndetësisë e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, ka bërë një postim në rrjetin social Facebook ku ka treguar luftën që bëhet në Infektiv.

Ajo ka publikuar një fotografi të një gruajë në intubim.

 

Kjo nënë sot ka ditëlindjen dhe në pamundësi për ta parë, fëmijët i kanë dërguar një tufë me lule në spital.

 

Shkrimi i plotë:

Ju lutem ndaluni pak çaste për të parë këtë nënë që po lufton për jetën në spitalin infektiv.

Në ditën e saj të lindjes, në pamundësi për ta parë, fëmijët kanë dashur t’i tregojnë se i janë pranë, duke i sjellë një tufë lule në spital.

Por ajo është në terapi intensive, e intubuar, vetëm për shkak të virusit të rrezikshëm, që merr jetë!

‼️Të mos e lejojmë që #COVID19 të përhapet, duke rrezikuar jetën e njerëzve tanë të dashur!

Asnjë koment

Comments are closed.