Moti deri në fundjavë
Në fillim të javës së ardhshme, masa të ftohta ajrore nga Atlantiku verior do të sjellin mot më të ftohtë dhe të reshura shiu.
Temperaturat e ajrit deri në fundjavë do të mbesin mbi vlera mesatare për këtë periudhë kohore. Minimalet do të sillen nga 13C deri në 15C, ndërsa maksimalet nga 28C deri në 30C, e ditën e hënë do të zbresin deri në 22C.
Sipas Prishtina Weather, era do të fryjë nga drejtime të ndryshme e lehtë dhe mesatare nga verilindja 2-8m/s. Shtypja atmosferike gradualisht do të pësojë rënie të lehtë nën vlera normale. /KosovaPress/