Moti për pesë ditët e ardhshme

Në Prizren e rrethinë, sikurse edhe në pjesën tjetër të vendit parashihet të mbajë mot i paqëndrueshwm edhe gjatë kësaj jave, duke sjellë kushte të favorshme për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale, parashihen ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 18-26 gr./C.

E hëna parashihet të jetë më e freskëta, përderisa, dita e premte paraqitet me maksimumin e temperaturave gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit.

Fundjava do të jetë më e ngrohtë me temperatura tipike, të cilat do t’i përgjigjen mesatareve të muajit qershor. Kjo si pasojë e masave të ngrohta të ajrit të cilat janë në rrugëtim, nga Afrika Veriore drejt Gadishullit të Ballkanit. /GazetaePrizrenit.net