19-05-2024

Moti sot kryesisht me diell dhe temperatura konstante

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës së sotme do të mbajë mot kryesisht me diell dhe me temperatura pothuaj konstante.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 29-32 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Në Prizren temperaturat do të sillen midis 16 dhe 32 C.

Shtypja atmosferike do të vazhdojë t’i mbajë vlerat mbi normalen.

Image

Sipas IHMK-së do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s”.

Asnjë koment

Comments are closed.